Urdhër arresti ndaj Netanyahut, Politico: Evropianët, të zemëruar me kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

schedule11:21 - 21 Maj, 2024

schedule 11:21 - 21 Maj, 2024

Europa është e ndarë nga njoftimi i djeshëm i prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të lëshuar urdhër arresti kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe zyrtarëve të tjerë, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Siç raporton Politico, liderët e Europës janë të dyzuar pasi disa prej tyre e kanë cilësuar vendimin absurd ndërsa të tjerë e kanë mbështetur.

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, paraqiti ditën e djeshme një kërkesë për një urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderit të Hamasit Yahya, Sinëar, si dhe komandantit të krahut ushtarak të Hamasit dhe Ministrit izraelit të Mbrojtjes, duke përmendur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Megjithatë, në Izrael, politikanët nga të gjitha partitë kritikuan ashpër kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrest për liderin e vendit si dhe për zyrtarë të tjerë të lartë.

Europianët që mbështetën vendimin e prokurorit belg

Belgjika

“Krimet e kryera në Gaza duhet të ndiqen penalisht në nivelin më të lartë, pavarësisht nga autorët”, shkroi Ministrja e Jashtme belge Hanja Lahbib në një deklaratë në platformën X (ish-Tëitter), duke theksuar mbështetjen e vendit të saj për punën e Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale.

Sllovenia

Sipas një deklarate nga ministria e jashtme e vendit, krimet e luftës si dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në territorin izraelit dhe palestinez “duhet të ndiqen penalisht në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, pavarësisht nga autorët”.

“Përgjegjësia është jetike për të parandaluar mizoritë dhe për të siguruar paqen,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.

Franca

Ministria e Punëve të Jashtme franceze tha se “për shumë muaj tani është folur për nevojën imperative për respektim të rreptë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe në veçanti për natyrën e papranueshme të humbjeve në lidhje me popullsinë civile në Rripin e Gazës dhe mungesën e akses humanitar”.

“Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”.

Europianët që nuk e pritën mirë vendimin e prokurorit të GJNP-së

Republika Çeke

“Propozimi i Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së për të lëshuar një urdhër arresti për përfaqësuesit e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike së bashku me drejtuesit e një organizate terroriste islamike është e neveritshme dhe krejtësisht e papranueshme”, tha kryeministri çek Petr Fiala .

Italia

Antonio Tajani  tha se ishte “e papranueshme” dhe “absurde” që Hamas dhe Izraeli të gjykohen për të njejta krime.

“Është absolutisht e papranueshme që Hamasi dhe Izraeli, liderët e organizatës terroriste që nisën luftën në Gaza duke masakruar civilë të pafajshëm dhe udhëheqësit e qeverisë të zgjedhur nga populli izraelit, të gjykohen njësoj”,  tha Tajani.

“Është absurde që prokurori ka bërë këtë paralele. Në asnjë mënyrë nuk mund të imagjinojmë një krahasim të tillë.

Kini kujdes të mos legjitimoni pozicionet anti-izraelite që mund të nxisin antisemitizmin”, shtoi ministri.

Austria

Rezerva të ngjashme shprehu edhe kancelari i Austrisë, Karl Neuhammer.

“Ne e respektojmë plotësisht pavarësinë e GJNP-së. Megjithatë, fakti që lideri i organizatës terroriste Hamas, që synon të shkatërrojë shtetin e Izraelit, përmendet në të njëjtën kohë me përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike të shtetit izraelit, është i pakuptueshëm”, tha kancelari austriak.

Britania

“Ky veprim nuk bën asgjë për të ndaluar armiqësitë, për të liruar pengjet ose për të ofruar ndihmë humanitare, as për të bërë përparim drejt një armëpushimi të qëndrueshëm që ne duam të arrijmë,” tha zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak.

Qeveria në Londër shprehu reagimin e saj edhe ndaj vendimit të prokurorit për lëshimin e një urdhër-arresti ndaj kryeministrit izraelit, duke theksuar se gjykata nuk ka juridiksion për këtë çështje.

“Mbretëria e Bashkuar, siç ka argumentuar qeveria në Londër, nuk e njeh Palestinën si shtet dhe Izraeli nuk e ka nënshkruar Statutin e Romës (i cili themeloi ICC-në)

SHBA

Gjithashtu në anën tjetër të Atlantikut Presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shpejtoi ta përshkroi si absurde kërkesën e GJPN-së për një urdhër-arresti kundër liderit izraelit, si dhe zyrtarëve të tjerë të rangut të lartë të vendit.

“Çfarëdo qoftë ky prokuror (Karim Khan) nënkupton se nuk ekziston asnjë krahasim mes Izraelit dhe Hamasit”, tha Biden në deklaratën e tij.

Kina

Kina, nga ana e saj, tha sot se shpreson që Gjykata Ndërkombëtare Penale të mbajë një qëndrim “objektiv”.

Shpresojmë që ICC do të mbajë një pozicion objektiv dhe të paanshëm dhe do të ushtrojë kompetencat e saj në përputhje me ligjin”,  tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze  Wang Wenbin , ndërsa bëri thirrje për t’i dhënë fund “dënimit kolektiv të popullit palestinez”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!