Urdhër arresti ndaj Netanyahut, Moska: SHBA vepron me standart të dyfishtë për vendimet e GJNP-së

schedule12:11 - 21 Maj, 2024

schedule 12:11 - 21 Maj, 2024

“SHBA-ja mohon legjitimitetin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe e kërcënon këtë organizatë me sanksione kur bëhet fjalë për interesat e vetë Uashingtonit dhe aleatëve të tij, megjithatë, ajo përdor paturpësisht këtë mjet pseudo-ligjor kundër atyre që i konsideron armiq.”

Kështu deklaroi ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov duke komentuar fjalët e kreut të Pentagonit, Lloyd Austin, i cili deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë, pavarësisht mosmarrëveshjeve për hetimin ndaj liderëve izraelitë.

“Ky është një shembull tjetër i standardeve të dyfishta dhe një paradë e hipokrizisë amerikane,” tha Antonov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Dje, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan i kërkoi Dhomës së Procedurës Paraprake të Gjykatës së Hagës të lëshojë urdhër-arreste kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të tij të mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe kundër zyrtarëve të Hamasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!