Uragani shkatërrues “Dorian” pritet të godasë Florida

schedule11:58 - 30 Gusht, 2019

schedule 11:58 - 30 Gusht, 2019

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten pwr përballjen me uraganin “Dorian”,  i cili do të godasë Floridën.

Presidenti Tramp anuloi vizitën në Poloni dhe u bëri apel banorëve që të qëndrojnë në vende të sigurta pasi uragani do të jetë shkatërrues.

Me erërat që arrijnë një shpejtësi deri në 154 kilometra në orë, Dorian rezulton të jetë uragani më i fortë i kësaj stine.

Niveli i alarmit është ngritur në 2, ndërsa cikloni kurseu Porto Rikon, por tashëm dhe në Xhorxhia është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Presidenti amerikan Donald Tramp vendpsi të anulojë udhëtimin në Poloni për të marrë pjesë në një ceremony përkujtimore për luftën e dytë botërore, në vend të tij do të shkojë zv/presidenti amerikan Majk Pens.

Në një video  të publikuar në profilin e tij në Tuiter kreu i shtëpisë së bardhë shprehet se fillimisht u mendua për një stuhi të vogël, por që tashmë është transformuar në një përbindësh.

Ai theksoi se erërat po rrisin shpejtësinë e tyre në mënyrë të frikshme dhe të gjithë duhet të qëndrojnë në vende të sigurtapasi uragani do të godasë fort.

Marina ushtarake amerikane urdhëroi evakuimin e anijeve dhe avionëve në bazat e Xheksonvil dhe Mejport në Florida.

Supermarketet e shtetit të diellit janë boshatisur nga banorët të cilët janë furnizuar me ushqime, mjekime dhe benzinë. Në rrjete sociale janë me mijëra fotografitë e publikuara që tregojnë raftet e dyqaneve të boshatisura dhe dritare që mbyllen me panele druri.

Tramp paralajmëroi banorët se do të përballen me një uragan shumë të fuqishëm ndoshta një nga më të fortit.

Një uragan klasifikohet i kategorisë 4 kur erërat arrijnë deri në 240 kilometra në orë, në gjendje për shkulur pemë dhe cati shtëpish.

Uragani shkatërrues Katrina në vitin 2005 ishte i nivelit 4./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!