“Uragani Sally” zbret në bregdetin e Gjirit të SHBA-së, pritet përkeqësim i motit

schedule17:06 - 16 Shtator, 2020

schedule 17:06 - 16 Shtator, 2020

Shirat e rrëmbyeshëm në Alabama dhe Florida parashikohet të vazhdojnë për më shumë se 12 orë, ndërsa erërat pritet të jenë me 80 milje në orë.

Uragani “Sally” zbriti në bregdetin e Gjirit të SHBA-së, mëngjesin e kësaj të mërkurë.

Sakaq situata paraqitej e rrezikshme, ndërsa stuhia afrohej në Gjirin e Meksikës.

Autoritetet e urgjencës dhe shërbimet e motit paralajmëruan banorët për tu treguar të kujdesshëm për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Në qendër të qytetit në Mobile, në Alabama, u shkaktuan probleme në energjinë elektrike.

Rreth 400,000 shtëpi dhe biznese humbën energjinë elektrike, për shkak të dëmtimit të një prej shtyllave.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!