Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Uragani “Michael” zbarkon në Florida, shira dhe erëra deri në 250 km në orë

schedule21:57 - 10 Tetor, 2018

schedule 21:57 - 10 Tetor, 2018

Uragani “Majkëll”, me shira dhe erëra që fryjnë deri në 250 kilometra në orë, është përplasur në veri-perëndim të Floridës. Sipas Qendrës Kombëtare për Uraganët, stuhija e kategorisë 4 preku tokën në rajonin Penhendëll. Rreth 370 mijë banorëve u ishte bërë thirrje të largoheshin, por pjesa dërrmuese e tyre nuk kanë lëvizur nga shtëpitë. Guvernatori i Floridës, Rik Skot ka paralajmëruar për “dëme të paimagjinueshme”, duke deklaruar se “Majkëll” mund të jetë stuhija më e keqe në 100 vjet.

Uragani pritet të lëvizë me shpejtësi përgjatë Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara, duke prekur edhe zona që nuk janë rekuperuar ende nga uragani i mëparshëm “Florens”. Në komunikimin e saj të fundit, Qendra Kombëtare për Uraganët paralajmëroi qytetarët që të mos i zënë besë motit të kthjellët që mund të shohin në pamje të parë, pasi gjithçka mund të ndryshojë në moment. Ndërkohë, në Amerikën Qendrore të paktën 13 persona kanë humbur jetën gjatë fundjavës si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!