Uragani “Laura” që ka goditur shtetet amerikane të Luizianës dhe Teksasit deri më tani ka shkaktuar 14 viktima.
Mediat amerikane bëjnë me dije se për shkak të erërave të forta janë shkaktuar dëme të mëdha, janë rrëzuar pemë, dhe janë shkatërruar rrjetet e energjisë elektrike.
Erërat deri në 240 kilometra në orë shkaktuan dëme të mëdha, me ndërprerjen e energjisë elektrike që la në errësirë më shumë se gjysmë milioni shtëpi dhe me një zjarr në një fabrikë kimikatesh në një impiant industrial.
Guvernatori i Louisiana John Bel Edëards i ka kërkuar qeverisë federale ndihmë të menjëhershme financiare në trajtimin e pasojave.
Ndërkohë këtë të shtunë pritet që presidenti Donald Trump, të zhvillojë një vizitë në dy shtette më të prekura nga uragani./abcnews.al