Një video tronditëse nga SHBA po bën xhiron e internetit, ku Uragani Ida “godet” Luizianën dhe era e fortë shkatërron çatinë e një spitali.
Videoja, e cila u postua në Twitter nga një reporter i NBC-TV, tregon qartë dëmin e madh të shkaktuar në çati nga erërat e forta që fryjnë në zonë.
LAFOURCE PARISH: Part of the roof of Lady of the Sea General Hospital, in Galliano, blew off. ?@BrennanMatherne told me @LafourcheSO is hearing reports of some broken power poles, roof damage, some structure damage. @wdsu #HurricaneIda pic.twitter.com/iXMmURLNH2
— Christina Watkins (@CWatkinsWDSU) August 29, 2021
Ndërkohë, më shumë se një milion njerëz në Luiziana kanë mbetur pa energji elektrike pasi Uragani Ida goditi shtetin, sipas PowerOutage.us, i cili monitoron ndërprerjet e energjisë në Shtetet e Bashkuara.
Uragani Ida goditi Luizianën nga Gjiri i Meksikës dje, të dielën, si një stuhi e fortë e kategorisë 4. Energjia elektrike u ndërpre mbrëmë në të gjithë zonën metropolitane të Neë Orleans , njoftoi kompania Entergy Louisiana. g.v/abcnews.al