Shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e uraganëve hapësinorë pas vëzhgimeve të elektroneve që bien në atmosferën e sipërme të Tokës. Një ekip nga Universiteti Shandong në Kinë analizoi një masë të gjerë plazmatike prej 621 miljesh, të zbuluar qindra milje mbi Polin e Veriut. Uragani hapësinor zgjati rreth tetë orë.
Shkencëtarët paralajmërojnë se stuhi të tilla mund të prishin sistemet GPS, por gjithashtu ofrojnë më shumë kuptim për efektet e motit në hapësirë. “Stuhitë tropikale shoqërohen me sasi të mëdha energjie dhe këto uragane hapësinore duhet të krijohen nga transferimi jashtëzakonisht i madh dhe i shpejtë i energjisë diellore të erës dhe grimcave të ngarkuara në atmosferën e sipërme të Tokës.
Plazma dhe fushat magnetike në atmosferën e planetëve ekzistojnë në të gjithë universin, kështu që zbulimet sugjerojnë se uraganet hapësinore duhet të jenë një fenomen i përhapur.“, tha shkencëtari Mike Lockwood. Vëzhgimet e mëparshme kanë zbuluar uragane hapësinore në Mars, Saturn dhe Jupiter, të cilat janë të ngjashme me uraganet në atmosferë të ulët. /abcnews.al