Janë më shumë se 100 mijë shtëpitë e mbetura pa energji elektrike në bregun lindor amerikan ku ka mbërritur uragani Florens. Mediat amerikane raportojnë se cikloni po avancon me erëra që arrijnë shpejtësi më të madhe se 150 kilometra në orë. Banorëve në karolinën e jugut dhe në atë të veriut i ëshët kërkuar të qëndrojnë në vende të sigurta. Me mijëra persona kanë zgjedhur të qëndrojnë në streha të posacme dhe pse uragani është në kategorinë 1
Qendra Kombëtare e Uraganëve ka paralajmëruar për përmbytje katastrofike për arsye se do të qëndrojë gjatë dhe do të ketë reshje të dendura. /abcnews.al