Uragani Fiona godet Karaibet, mbi 1 milionë banorë në Porto Riko ende pa energji elektrike

schedule18:42 - 19 Shtator, 2022

schedule 18:42 - 19 Shtator, 2022

Më shumë se 1 milion persona kanë mbetur pa energji elektrike në Porto Riko, ndërsa uragani Fiona kalon nëpër Karaibe. Zyrtarët e LUMA Energy thanë të hënën në mëngjes se kanë “rikthyer shërbimin elektrik për 100,000 konsumatorë”.

Energjia elektrike është riparuar për disa “brenda komunave të Toa Alta, Toa Baja, zonës metropolitane San Juan, Baamón dhe Corozal”, shkroi kompania në Twitter.

LUMA u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg telave të rrëzuar pasi ekipet vazhdojnë të punojnë në kushte të rrezikshme.

Porto Riko është goditur nga përmbytje katastrofike si pasojë e reshjeve të sjella nga uragani Fiona. Më herët gjatë ditës, në një mesazh drejtuar qytetarëve, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se nga “kjo situatë do dalim të gjithë të bashkuar.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!