Shkon në 20 numri i viktimave në Bahamas si pasojë e uraganit Dorian i cili tashmë konsiderohet sërish një rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është në kategorinë 3 dhe ekspertët thonë se do të qëndrojë i tillë për të paktën 12 orë.
Uragani Dorian është sërish në kategorinë 3, pasi zbriti nga kategoria e pestë në të dytën. Tashmë bëhet gati të godasë brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zonat më të rrezikuara janë ajo e Xhorxhias dhe jugperëndimore e Virxhinias. Ndërkohë shkon në të paktën 20 numri i viktimave në Bahamas por autoritetet paralajmërojnë se kjo shifër është e përkohshme. Ministri i Shëndetësisë u shpreh se në shumë zona, operacionet e shpëtimit sapo kanë filluar.
Dorian mund të ruajë këtë intensitet për të paktën 12 orë, por qendra kombëtare e uraganëve parashikon një dobësim të mëtejshëm të tij brenda të premtes. Më shumë se 1500 persona janë vendosur në 28 qendra strehimi në Karolinën e Jugit, ku reshjet e forta të shiut të nisura mbrëmjen e së mërkurës kanë goditur qytetin port të Çarlston. /ABC News Albania 24/7