Uragani Beryl mbërriti dje në Gjirin e Meksikës dhe po shkon drejt Teksasit, pasi goditi në formën e një cikloni, gadishullin Jukatan të Meksikës, ku shkaktoi dëme materiale, sipas autoriteteve.
Beryl ka shkaktuar të paktën 11 viktima në Karaibe dhe Venezuelë. Beryl arriti në tokë si një ciklon i kategorisë 2 në orën 05:05 me kohën lokale në verilindje të Tulum, një destinacion popullor turistik.
Në Meksikë , erërat frynë deri në 175 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe shtyllave të energjisë dhe dëmtimin e çative, sipas një raporti paraprak nga shërbimi i mbrojtjes civile.
Aeroportet e Cancun, Tulum dhe Cozumel, ku miliona turistë mbërrijnë çdo vit, fatmirësisht nuk janë prekur. Pas anulimit të më shumë se 300 fluturimeve, aeroportet rifilluan të funksionojnë normalisht.
Pothuajse 2,200 njerëz u vendosën në 58 strehimore të përkohshme.
/abcnews.al