Uragani “Agatha” godet Meksikën, dhjetë të vdekur dhe 20 të zhdukur

schedule15:17 - 1 Qershor, 2022

schedule 15:17 - 1 Qershor, 2022

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi cikloni Agatha goditi Meksikën.

“Deri më tani, 20 persona janë zhdukur në zonat malore,” tha Alejandro Murat, guvernatori i shtetit, për Radio Formula. “Ndërsa 10 persona humbën jetën”, shtoi ai.

“Agatha”, që u forcua në një uragan të kategorisë 1 në fundjavë, ndodhej rreth 320 kilometra nga Puerto Angel, në shtetin meksikan të Oaxaca, dhe ka një shpejtësi të qëndrueshme të erës deri në 120 km/orë”, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së.

Mbrojtja civile e Oaxaca u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg lumenjve dhe të informohen rreth zonave ku mund të strehohen në rast emergjence. Sezoni i uraganeve në Paqësor zgjat nga 15 maji deri më 30 nëntor, ndërsa në Atlantik ato zakonisht ndodhin midis 1 qershorit dhe 30 nëntorit.

Vitin e kaluar, 19 uragane dhe stuhi tropikale u regjistruan në Paqësorin lindor dhe 21 stuhi tropikale në Atlantik.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!