Ura që lidh Ulqinin me Velipojën, Rama: Çështje burokracie. Bashkëpunimi me Malin e Zi, pozitiv

schedule17:36 - 9 Mars, 2024

schedule 17:36 - 9 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama pas takimit të zgjeruar të qeverisë me kryetarët e bashkive, ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat, ku foli edhe për urën që lidh Ulqinin me Velipojën.

Kreu i qeverisë tha se është çështje burokracie dhe se bashkëpunimi me Malin e Zi është pozitive.

Aty punohet! Projekti ka një zgjerim i cili është i propozuar nga arkitekti. Do ti shkojë bashkisë për miratim. Ne do e bëjmë hyrjen e Shkodrës ashtu siç kam dashur të jetë. Sa herë vija këtu thoja  ‘si i fusin këtë njerëz në një grykë shishe dhe u marrin votat’.

Ne jemi të mirë sa nuk u marrim asnjë qindarkë fqinjëve, dhe ata duhet të bëhen të mirë sa ne.

Besoj se është çështje burokracie sesa vullneti. Unë e çmoj shumë bashkëpunimin me Malin e Zi, por është çështje burokracie. ‘Shkodra will be greate again’.”, tha Rama. /abcnews.al