UNRWA: Një në tre fëmijë në Gaza vuajnë nga kequshqyerja akute

schedule11:17 - 16 Mars, 2024

schedule 11:17 - 16 Mars, 2024

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (Unrëa) tha të shtunën se “një në tre fëmijë nën dy vjeç vuajnë nga keqyshqyerja akute në veri të Gazës”, në një postim në rrjetet sociale në X.

“Kequshqyerja e fëmijëve po përhapet me shpejtësi dhe po arrin nivele të paprecedentë në Gaza. Zia e bukës po afrohet. Nuk ka më kohë për të humbur”, shtoi ai.

Postimi vjen pasi anija e parë e ndihmës për të testuar rrugën e re detare humanitare përtej Mesdheut lindor mbërriti në Gaza dhe shkarkoi pothuajse 200 tonë ushqim.

Agjencitë e ndihmave kanë thënë në mënyrë të përsëritur se sjellja e ndihmave në Gaza nga deti dhe me avionë nuk do të jetë e mjaftueshme për të kompensuar vështirësitë në marrjen e furnizimeve nga toka.

AFP raporton se ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi ka regjistruar në javët e fundit të paktën 27 viktima nga kequshqyerja dhe dehidrimi, shumica prej tyre fëmijë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!