UNRWA: Izraeli nuk ka dhënë ende prova për akuzat kundër punonjësve tanë

schedule19:58 - 20 Shkurt, 2024

schedule 19:58 - 20 Shkurt, 2024

UNRWA është ende duke pritur që Tel Avivi të sigurojë prova për të mbështetur pretendimet e saj se punonjësit e agjencisë së refugjatëve morën pjesë në sulmet e 7 tetorit në Izrael. Kështu u shpreh kreu i UNRWA, Philippe Lazzarini, cituar nga al Jazeera.

Disa vende të mëdha mbështetëse, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë ngrirë ndihmën jetike për Gazën. UNRWA ka thënë se nëse financimi nuk rikthehet, ajo mund të detyrohet të mbyllë aktivitetet e saj në Gaza dhe në të gjithë rajonin.

“OKB-ja nuk ka marrë kurrë, asnjëherë, ndonjë dosje të shkruar, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme drejtuar autoriteteve izraelite për bashkëpunim”, shtoi Lazzarini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!