UNRWA: 80 mijë njerëz u larguan nga Rafah që prej fillimit të sulmit izraelit

schedule11:09 - 9 Maj, 2024

schedule 11:09 - 9 Maj, 2024

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka thënë se rreth 80,000 njerëz janë larguar nga Rafah që kur tanket dhe trupat izraelite janë shtyrë në zonat lindore të qytetit të hënën.

Duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm ndërsa shpaloset “zhvendosja e detyruar në Rripin e Gazës”, UNRWA tha se numri i dhjetëra mijëra palestinezëve të detyruar të ikin disa herë në kërkim të strehimit ishte “i padurueshëm”.

“Askkund nuk është i sigurt,” shtoi agjencia.

Rreth 1.5 milionë njerëz ishin grumbulluar në Rafah në kërkim të strehimit gjatë muajve të fundit të luftës së Izraelit në territor. OKB-ja dhe grupet e ndihmës humanitare po paralajmërojnë për një “katastrofë” nëse Izraeli fillon një pushtim të plotë tokësor të qytetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!