Universiteti i Miçiganit paguan 490 milionë dollarë dëmshpërblim për ish-studentët e abuzuar seksualisht nga mjeku sportiv

schedule04:42 - 20 Janar, 2022

schedule 04:42 - 20 Janar, 2022

Universiteti i Miçiganit ka rënë dakord të paguajë 490 milionë dollarë dëmshpërblim për më shumë se 1000 ish-student kryesisht meshkuj, të cilët thonë se janë abuzuar seksualisht nga mjeku sportiv Robert Anderson. Avokatët njoftuan zgjidhjen pas 15 muajsh negociata mbi akuzat që datojnë në vitet 1960. Njëri prej avokatëve tha se mendonte se zgjidhja do të sillte “drejtësi dhe shërim”.

Anderson, i cili vdiq në vitin 2008, thuhet se ka abuzuar me viktimat gjatë ekzaminimeve rutinë mjekësore. Një hetim policor i nisur në vitin 2018 tha se nuk mund të ngrihej asnjë akuzë sepse Anderson kishte vdekur dhe asnjë nga krimet e tij të supozuara nuk binte brenda statutit të kufizimeve gjashtëvjeçare të shtetit. Në vitin 2020, presidenti i Universitetit të Miçiganit, Mark Schlissel, i kërkoi falje në emër të universitetit kujtdo që ishte dëmtuar nga mjeku raporton “BBC”.

Vitin e kaluar, një raport i pavarur i porositur nga universiteti zbuloi se gjatë karrierës së Anderson atje, nga viti 1966 deri në 2003, stafi kishte humbur shumë mundësi për ta ndaluar atë. Sipas marrëveshjes, rreth 1,050 njerëz do të marrin një pjesë të 490 milion dollarëve, me 30 milion dollarë të lënë mënjanë për çdo akuzues të ardhshëm. “Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe sfidues dhe besoj se kjo zgjidhje do të sigurojë drejtësi dhe shërim për shumë burra dhe gra që refuzuan të heshtin”, tha avokati i viktimave, Parker Stinar.

Ish anëtarët e ekipit të famshëm të futbollit amerikan të universitetit, Wolverines, janë ndër ata që e akuzuan për abuzim. / abcnews.al