Universiteti i Kentakit dërgon gabimisht email me 500 mijë pranime

schedule12:48 - 22 Prill, 2021

schedule 12:48 - 22 Prill, 2021

Mund të duket qesharake, por është e vërtetë. Universiteti i Kentakit u dërgoi gabimisht email pranimi 500 mijë nxënësve të shkollës së mesme, për një program që zakonisht pranon rreth 36 studentë në vit.

Por në më pak se 24 orë, shkolla u dërgoi nxënësve edhe një email tjetër dhe kërkoi falje për gabimin, duke thënë se ishte një problem teknik.

“Vetëm një pjesë e vogël e atyre që ishin në listë ishin pranuar. Shumica dërrmuese nuk kishin shprehur as interesim për atë program, por sidoqoftë ne jemi penduar për gabimin e bërë”, tha zëdhënësi Jay Blanton.

Ndërsa shumë studentë janë shprehur se ata kurrë nuk aplikuan aty dhe madje as nuk e kanë vizituar ndonjëherë faqen e internetit të këtij universiteti./abcnews.al