Universiteti i Harvardit publikon këshillat e vyera për jetën seksuale të të moshuarve

schedule15:58 - 17 Mars, 2021

schedule 15:58 - 17 Mars, 2021

Ndryshimet fiziologjike në trup ndërsa rritemi luajnë një rol të rëndësishëm në jetën seksuale.

Nivelet e hormoneve bien dhe funksionet neurologjike dhe të qarkullimit të gjakut përkeqësohen, duke rezultuar në probleme të jetës seksuale. Mosfunksionimi erektil për burrat dhe dhimbja vaginale për gratë janë problemet më të rëndësishme seksuale që sjell pleqëria.

Harvard  ka publikuar një seri këshillash se si të moshuarit mund të zgjidhin problemet e jetës seksuale.

Fillimisht duhet t’i japin vetes më shumë kohë për të arritur zgjimin seksual, duke zgjedhur një mjedis të qetë dhe të rehatshëm. Sipas Harvard një nga pikat më të rëndësishme është kontakti fizik.

“Edhe nëse jeni të lodhur ose të mërzitur, puthja dhe përqafimi janë thelbësore për të ruajtur kontaktin emocional dhe fizik.”

Diçka që të moshuarit duhet të provojnë gjithmonë, sipas Harvardit  është të flasin për fantazitë e tyre seksuale. Kjo gjë mund t’ju ndihmojë të eksploroni aktivitete të ndryshme që  mund t’ju entuziazmojnë ju ose partnerin tuaj.

Mund të jetë një film ose përvoja juaj që mund ta ndani me partnerin dhe ta diskutoni së bashku./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!