Universitetet private, me nipt të veçantë nga  bizneset, Autoriteti i Konkurencës heton sektorin arsimor

schedule15:55 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:55 - 24 Shtator, 2020

Nga Erblina Mile

Autoriteti i Konkurencës  ka hetuar sektorin e Arsimit të Lartë duke lënë një sërë detyrash  për ministrinë e Arsimit dhe për universitet private e publike të cilat duhet të zbatohen deri në mars të 2021.

Autoriteti i Konkurencës i ka vendosur si detyrim universiteteve private ndarjen e llogarive ekonomike me NIPT të veçantë nga llogaria ekonomike e shoqërisë tregtare SHPK-SHA  ose Fondacionit që e ka krijuar dhe e financon. Pra një institucion i Arsimit të Lartë privat Do të jetë i ndarë nga bizneset e tjera apo fondacionet që zotëron i njëjti pronar.

Një pikë e rëndësishme në rekomandimet e Autoritetit të Konkurencës është edhe kërkesa për të kërkuar opinionin e këtij institucioni për licensimin e subjekteve të tjera private. Në përfundim të hetimit i është KËRKUAR ministrisë së Arsimit  që të realizojë një një studim të plotë tregu para fillimit të çdo viti akademik.

Në Shqipëri ka munguar gjithmonë një studim që të tregojë balancimin e kërkesës dhe ofertës në tregun e punës duke bërë që shpesh të ofrohen më shumë programe studimi për të cilat nuk ka nevojë tregu i punës .Po ashtu Autoriteti i Konkurencës kërkon që të orientohet edhe hapja e programeve të reja të studimit.

Autoriteti i Konkurencës i rekomandon gjithashtu Ministrisë së Arsimit që të  hartojë dhe propozojë kuadrin e nevojshëm ligjor për burimet e financimit të Institucioneve të Larta Arsimore private në vend. Ndërsa universiteteve Private dhe Publike i sygjerohet që të bëjnë transparente tarfiat për studentët dhe të bëjnë publike. fondet për kërkimin shkencor.

Hetimi në sektorin e Arsimit të Lartë është Zhvilluar  për të vlerësuar konkurencën në ofrimin e shërbimit ët Arsimit ët Lartë dhe në analizë  është marrë periudha 2018-2019. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!