Nëse padrejtësitë raciale fillojnë që në bankat e shkollës, një sistem edukimi ka vendosur të krijojë një shembull duke përmbysur diskriminimin. Në valën e protestave kombëtare kundër racizmit Kalifornia i është rikthyer recetave drastike të eksperimentuara më shumë se një shekull më parë: duke rezervuar korsi hyrëse preferenciale për studentët me ngjyrë në universitete. Vendimi ka shkaktuar reagime jo nga studentët e bardhë por nga aziatikët të cilët shprehen se do të jenë viktimat e ardhshme.
Presidentja e shoqatës së studentëve kinezë në universitetin e Kalifornisë u shpreh se universiteti publik ka bërë një hap prapa në histori duke u rikthyer në favorizimin racial Aziatiko-amerikanët janë grupi i parë etnik me 36 për qind të studentëve në vitin e parë të universitetit. Ndërsa në vendin e dytë janë hispanikët. Të bardhët janë në vend të tretë ndërsa afro-amerikanët kanë vetëm 5 për qind të studentëve.
Universiteti i Kalifornisë është sistemi më i madh universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me plot 10 kampuse. Këshilli administrativ që menaxhon të gjitha selitë universitare miratoi një amendament i cili do të jetë temë e një referendumi.
Sistemi i universitetit të Kalifornisë me rreth 300 mijë student dhe 23 mijë profesorë, ka kuota të rezervuara për minoritetet etnike të cilat në të kaluarën kanë qenë objekt i betejave politike dhe ligjore.
Amendamenti i fundit ka të bëjë me promovimin e regjistrimit në universitet të minoriteteve, ose në sektorë të tjerë si nënpunës publikë. Por njëkohësisht dhe me ndalimin e çdo forme persekutimi dhe diskriminimi.
Precedentët historikë lidhen me rindërtimin e shteteve të jugut pas luftës civile. Version modern u inaugurua nga presidenti John Kennedy në 1961, dhe më pas nga pasardhësi i tij Lindon Johnson.
Por në vitet ‘70 nisën kundërshtimet, me një student të bardhë që hodhi në gjyq universitetin pasi e kishte përjashtuar nga fakulteti i mjekësisë për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës, në shkelje të plotë të të drejtave të tij kushtetuese., ndërsa në vitin 1966 me anë të një referendumi u anuluan kuotat e çdo sektori, përfshi dhe punësimet./abcnews.al