“Universal Eye Hospital” ofron zgjidhje për të gjitha sëmundjet e retinës

schedule16:10 - 27 Janar, 2022

schedule 16:10 - 27 Janar, 2022

Të gjitha sëmundjet e  retinës së syrit nga më të lehtat deri tek më të komplikuarat mund ti trajtoni në  klinikën “Universal Eye Hospital” në Spitalin Amerikan tre në Tiranë.

Ne trajtojmë të gjitha llojet e shkolitjes së retinës, sëmundjet inflamatore dhe të trashëgueshme të retinës, traumat dislokimin e lenteve dhe foshnjat që vuajnë nga retinopatia e fëmijës prematurë që ka nevojë për depistim. Trajtim me lazer injektime apo edhe kirurgji infantile. Po ashtu ne mbulojmë të gjithë shërbimet për retinën dhe merremi pak me uveitis në pjesën e pasme të syrit dhe neuro-okulistikën sidomos atë të nervit optik”, ka thënë mjeku.

Mjeku Indian Kadri Vekantesh thotë se këto probleme trajtohen me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë.

“Ne kemi pajisjet më të fundit të cilat i përdorim për ndërhyrjet rutinë të retinës. Ne performojnë ndërhyrje 23 g dhe 25 g ku pacienti nuk ka qepje dhe është i qetë pas ndërhyrjes. Po ashtu përdorim pajisjet më të fundit diagnostikuese për problemet e retinës që përfshijnë angiografinë, OCT-nëdhe elektroretinogramë që vetëm pak spitale e kanë në rajonin e Ballkanit”, ka thënë ndër të tjera mjeku.

Në klinikën “Universal Eye Hospital” punojnë mjekë të njohur vendas dhe të huaj.

Mjeku Kadri Vekantesh është një prej tyre. I specializuar për kirurgji të vitroretinës  pas përvojës në spitalet indiane ai ofron shërbimin  e tij në Spitalin Amerikan 3 në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!