Edinson Cavani ka pranuar ofertën e Manchester United dhe ka nënshkruar edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi uruguaian ka përfituar rritje rroge, pasi nga 200 mijë sterlina do të fitojë 250 mijë në javë. Klubi anglez ka dalë edhe me komunikatë.
Vetë sulmuesi ka deklaruar pas zyrtarizimit: “Gjatë sezonit kam grumbulluar një dashuri të madhe për këtë klub dhe gjithçka përfaqëson. Ndjej një lidhje të fortë me shokët e ekipit dhe stafin. Ata më motivojnë çdo ditë dhe e di se së bashku mund të arrijmë gjëra të veçanta.
Kam ndjerë besimin e trajnerit që ditën e parë që erdha. Si lojtar ai besim të jep mundësinë të luash në mënyrë perfekte futboll dhe e falënderoj për këtë. Jam i prekur për faktin që tifozët duan të qëndroj dhe do jap gjithçka që t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia në fushë. Akoma nuk kam provuar të luaj para tifozëve në Old Trafford dhe mezi pres ta bëj”.
?? ?? ??????? ?
One more year of @ECavaniOfficial! ?#MUFC #Cavani2022
— Manchester United (@ManUtd) May 10, 2021
Cavani kishte një ofertë 2-vjeçare nga Boca Juniors, por preferoi të qëndronte në Europë dhe të luante edhe një vit tjetër në Premier League. Drejtuesit e “Djajve të kuq” kishin pak kohë që i kishin nisur bisedimet. Cavani ka arritur të bindë, pasi ka shënuar 15 gola në të gjitha garat. Trajneri Solskjaer e donte me çdo kusht sulmuesin në skuadër dhe dëshira i është plotësuar.
Norvegjezi, për faqen e United ka deklaruar: “E kam thënë që kur firmosi se ai sjell energji, fuqi dhe lidership te ky grup. Koha tregoi se nuk e kisha gabim, madje ai ka dhënë edhe më shumë. Si trajner e dija se ai mund të shënonte shumë, por personaliteti i tij i jep shumë kësaj skuadre, i jep mentalitet fituesi.
Edinson është nga të fundit që largohet nga stërvitja dhe u jep shembuj të rinjve se si duhet të sillen. Gjithmonë kam dashur të qëndrojë dhe përjetojë mënyrën se si tifozët tanë e presin një lojtar. Shpresojmë që ta marrë mundësi në të ardhmen”. /abcnews.al