Manchester United nuk heq dorë nga Jadon Sancho dhe e ka rritur ofertën për yllin anglez të Borussia Dortmund, që refuzoi 77 milion euro pak ditë më parë.
21-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit, regjistroi shifra fantastike në sezonin e fundit: 16 gola dhe 20 asiste. Ole Gunnar Solskjaer e do me çdo kusht në skuadër dhe drejtuesit vijojnë bisedimet me verdhezinjtë gjermanë.
Mirror shkruan se “Djajtë e Kuq” e kanë gati ofertën finale: 87 milion euro. Në ishull janë të sigurt që Dortmund do e lërë të lirë Sanchon për këtë shumë të rëndësishme, sidomos në këtë periudhë krize.
Drejtuesit e klubit gjerman vendosën të sakrifikojnë talentin anglez, teksa bomberi Erling Haaland do të luajë edhe një sezon tjetër në “Signal Iduna Park”. /abcnews.al