United shkarkon Ten Hag/ “Djajtë e Kuq” largojnë nga pankina trajnerin holandez

schedule15:43 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:43 - 28 Tetor, 2024

Lajmi ishte në ajër prej javësh, ndërsa shkarkimi e kishte shoqëruar thuajse në të gjithë aventurën e tij në pankinën e Manchester United. Por tani gjithçka është zyrtare. Erik Ten Hag është larguar nga drejtimi i “Djajve të Kuq”.

Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Premier League ka njoftuar ndarjen me teknikun holandez.

Humbja e fundit 2-1 kundër Ëest Ham ishte pika që “derdhi gotën e durimit” të drejtuesëve të Manchester United, nën një presion të madh edhe nga protestat e tifozëve për shkak të një sezoni katastrofë deri në këtë moment.

Rezultatet nuk mund të shpëtonin Ten Hag, pasi le skuadrën në në vendin e 14-të në renditjen e kampionatit anglez me vetëm 11 pikë në 9 ndeshje. Po ashtu, në Ligën e Europës, “Djajtë e Kuq” kanë shënuar tre barazimi në po aq sfida të luajtura.

Tekniku holandez mori drejtimin e Manchester United në prill të vitit 2022, por asnjëherë nuk fitoi zemrat e tifozëve. Ai fitoi Kupën e Ligës dhe atë të Anglisë, shumë pak për emrin e madh dhe historinë e klubit legjendar.

Vendin e tij në pankinë, si trajner i përkohshëm do ta marrë Ruud Van Nistelrooy. Ish-sulmuesi do të drejtojë ekipin deri në emërimin e trajnerit të ri. Sipas mediave angleze në krye të listës së kandidatëve është Xavi Hernandez, i cili është i lirë pas largimit nga Barcelona në fund të sezonit të shkuar./abcnews.al