Prej kohësh tashmë, “djajtë e kuq” të Manchester United kanë shfaqur interesimin e tyre për të transferuar në “Old Trafford”, “gardianin” e “dragonjve” të Porto, portugezin e talentuar, Diogo Costa.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat portugeze, United do të tentojë të ulë çmimin e “kripur” prej 75 milionë eurosh për Costa, nëpërmjet brazilianit Alex Telles, i cili më herët ka qenë pjesë e skuadrës së Porto.
Telle pëlqehet shumë nga tekniku i Porto, Sergio Conceiçao dhe mund të zbresë deri në 25 milionë euro çmimin e 23-vjeçarit të portës. Ndërkaq, kujtjomë se Telles nuk ishte as këtë sezon pjesë e “djajve” teksa ishte i huazuar te skuadra e Sevilla, ku arriti të siguronte dhe trofeun kampion të Europa League. /i.m /abcnews.al