Manchester United nuk do të heqë dorë nga sulmuesi i kombëtares angleze, Marcus Rashford. Kontrata aktuale e lojtarit përfundon në qershor të 2023, ndërsa ekziston një mundësi rinovimi automatikisht deri në vitin 2024.
Por djajtë nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë, ndërsa po mendojnë t’i ofrojnë rinovimin e kontratës. Sipas gazetarit të njohur, Pedro Almeida, raportohet se United ka nisur bisedimet me agjentët e lojtarit për zgjatjen e kontratës.
24-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Erik ten Hag, teksa është bërë pjesë e rëndësishme e formacionit te teknikut holandez. /f.a/abcnews.al