Sergio Ramos është prej vitesh një nga mbrojtësit më të fortë në planet. Kapiteni i Real Madrid shfaqet hera herës edhe si goleador, teksa ndodhet në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Spanjës.
Shumë klube “big” janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë 34-vjeçarit. Dimitar Berbatov, ish-sulmuesi i njohur bullgar i Manchester United, do kishte dëshirë ta shihte Ramos në “Old Trafford”, diçka që e shpreh në një prononcim për AS.
“Sergio Ramos jo vetëm do të sillte eksperiencë te Manchester United, por edhe shumë gola. Është 34 vjeç, por një gjë e tillë nuk do e pengojë të bëjë mirë me United. Po flasim për një qendërmbrojtës klasi dhe një nga futbollistët më të mirë në botë.
Në fund të sezonit del lojtar i lirë dhe nuk befasohem aspak që po e tentojnë shumë klube të njohura. Nga ana tjetër, Reali duket skeptik në lidhje me rinovimin me Ramos, kjo për shkak të moshës së kapitenit“, deklaron Berbatov. /abcnews.al