Me zgjedhjen e trajnerit Erik ten Hag tek Manchester United po punohet për gjetjen e lojtarëve të duhur për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, dhe një nga objektivat kryesorë është edhe lojtari i Leeds.
Bëhet fjalë për Kalvin Phillips, i cili tashmë ka përfunduar në radarët e djajve, teksa drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur menjëherë bisedimet e Leeds për të siguruar shërbimet e mesfushorit anglez.
Mesfushori anglez është dalë nga akademia e Leeds dhe deri më tani gjithmonë ka luajtur për këtë skuadër, ku gjatë merkatës së verës mund të bëjë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në “Old Trafford” si një nga lojtarët e preferuar të trajnerit holandez.
26-vjeçari është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për repartin e mesfushës pasi Declan Rice kushton shumë dhe Frenkie de Jong duket se nuk do të lëvizë nga Barcelona.
Megjithatë as transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Leeds United synon që nga shitja e yllit të skuadrës të fitojë rreth 65 milionë euro.
Vetë angleze ka dhënë “OK” për një transferim në “teatrin e Ëndrrave”, teksa tashmë gjithçka është në dorën e dy skuadrave. /f.a/abcnews.al