Me spanjollin David de Gea, “të vetmin” portier cilësor në organikën e “djajve të kuq” të Manchester United këta të fundit kanë vendosur që këtë merkato vere të forcojë skuadrën e tyre me “gardian” të ri për shtyllat e portës.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, pavarësisht nëse De Gea do të qëndrojë apo jo në “Old Trafford”, tekniku Ten Hag dëshiron të ketë në skuadër dhe portierin e Everton, njëkohësisht dhe “gardianin” e Kombëtares angleze, Jordan Pickford.
Pickford tashmë 29-vjeçar ka qenë pjesë e Everton prej 6 sezonesh tashmë, teksa u transferua te këta të fundit në verën e vitit 2017 për 28.5 milionë euro. Ndërkaq, kujtjomë se këtë sezon Pickford ka zhvilluar 38 paraqitje për “blutë”, nga të cilat 8 prej tyre janë mbyllur pa pësuar gol. /i.m /abcnews.al