Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag, i cili pritet që në fund të sezonit të marrë në dorë “frenat” e djajve, ka bërë gati dhe listën me lojtarët që kërkon të ketë nën urdhrat e tij në “Old Trafford”.
Në listë ndodhet edhe emri i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, i cili është kthyer ne objektivin kryesorë të djajve.
Sulmuesi argjentinas është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierën e tij, ku në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka asistuar në tre të tjerë.
Por largimi i tij nga Inter mund të ndodhë këtë verë, duke marrë parasysh se “Neroazzurët” kanë nevojë për të shitur në mënyrë që t’i rregullojnë bilancet financiare.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat angleze dhe ato italiane United tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Interit për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas dhe mësohet se 50 milionë euro është paga e ofruar nga djajtë, si dhe kanë ofruar shërbimet e sulmuesit francez Anthony Martial, i cili është i huazuar te Sevilla për momentin.
Mbetet të shihet nëse zikaltërtit do ta pranojnë ofertën e gjigantit anglez, pasi Lautaro konsiderohet si futbollisti kryesor i tyre. /f.a/abcnews.al