United hap “thesin”, “djajtë” gati 70 milionë euro në sezon për “yllin” e Real Madrid

schedule18:01 - 17 Shtator, 2023

schedule 18:01 - 17 Shtator, 2023

Ashtu si në verën e vitit 2022 dhe këtë merkato vere, “galaktikët” e Real Madrid dështuan të transferonin në “Santiago Bernabeu”, “yllin” e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe tashmë janë në pritje të hapësirës së radhës së transferimeve për të përmbushur kalimin e francezit, në La Liga.

Mirëpo, ardhja e Kylian Mbappe mund të sjellë në largimin e një “yjeve” të “galaktikëve” dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, i larguar mund të jetë anësori brazilian i sulmit, Vinicius Junior.

Sipas prestigjiozes britanike, “Daily Mail” dhe asaj spanjolle “Defensa Central”, “djajtë e kuq” të Manchester United janë të interesuar të afrojnë në skuadrën e tyre një lojtar si Vinicus e për këtë aryse janë të gatshëm t’i ofrojnë këtij të fundit plot 70 milionë euro në sezon, shifër kjo që nuk është lehtësisht e refuzueshme. /i.m /abcnews.al