Prej kohësh tashmë, anglezët e Manchester United janë në kërkim të një sulmuesi, i cili do të përputhet me skemat e teknikut hollandez, Erik ten Hag.
Sipas mediave lokale, opsioni më i mirë për United është Harry Kane, me “bomberin” anglez, i cili garanton një numër të madh golash. Kontrata e sulmuesit 29-vjeçar me Tottenham është e vlefshme deri në vitin 2024, ndërsa negociatat për një zgjatje ende nuk kanë filluar, ndërsa më herët është raportuar se nëse Spurs vendosin të lëshojnë golashënuesin më të mirë në historinë e tyre, atëherë do ta bëjnë vetëm për një ekip të huaj.
Përveç faktit që United nuk dëshiron të përfshihet në negociata rraskapitëse me presidentin e Tottenham, Daniel Levy, klubi gjithashtu ka në mendje ndërtimin e ekipit gjatë pesë viteve të ardhshme.
Kështu që, “djajtë e kuq” janë të interesuar edhe për lojtarë të rinj në moshë, ku ndër emrat më të përmendur janë Victor Osimhen nga Napoli, Goncalo Ramos nga Benfica, Mohammed Kudur nga Ajax dhe Benjamin Sesko nga Reb-Bull Salzburg. /i.m /abcnews.al