Sytë në Serie A. Manchester United dhe Crystal Palace nuk qëndrojnë duarkryq. “Djajtë e Kuq” kërkojnë një qendërmbrojtës dhe në mediat italiane raportohet se ata janë favoritë për transferimin e Nikola Milenkovic.
Serbi pëlqehet edhe nga Interi dhe Milani, por asnjëri klub nuk ishte i gatshëm të plotësonte kërkesat financiare të Fiorentinës në janar. Klubi vjollcë pretendonte 40 milion euro për kartonin e shtatlartit, të cilit kontrata i përfundon në qershor të vitit 2022.
Deri më tani nuk po pranon të rinovojë dhe Fiorentina është dorëzuar dhe do e shesë në verë. Mbetet të shihet se çfarë shifre do kërkojë klubi italian për kartonin e qendërmbrojtësit, i cili këtë sezon nuk është se ka shkëlqyer.
Një tjetër klub britanik po mendon të marrë një trajner të spikatur në Serie A. Crtstal Palace ka nisur kontaktet me agjentin e teknikut portugez, Paulo Fonseca, i cili nuk ka rinovuar akoma me Romën dhe deri më tani shanset që të ndodhë diccka e tillë janë minimale. /abcnews.al