Manchester United do një qendërmbrojtës dhe është shumë pranë plotësimit të kësaj dëshire të trajnerit Solskjaer, që ende nuk e ka një partner të denjë për Maguire në qendër.
Christian Romero, ylli i Atalantas është i zgjedhuri dhe operacioni i blerjes së tij po shkon drejt fundit të lumtur. Gazetario Nicolo Schira raporton se vlera e operacionit është fiksuar në 45 milionë euro.
Ndërkohë kolegu i Gjimshitit në difensivë do firmosë për 5 vite me Djajtë e Kuq dhe është skeduluar që tani si titullar. Romero është pjesë e rëndësishme edhe në kombëtaren e Argjentinës. /abcnews.al
#ManchesterUnited are in advanced talks to sign El Cuti #Romero from #Atalanta. Offered €45M. For argentinian centre-back ready 5-years contract. #transfers #MUFC #mutd https://t.co/nUViFHwrrH
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 8, 2021