Bruno Fernandes është një nga lojtarët më të mirë të Manchester United. Mesfushori portugez, i cili ka luajtur në Serie A me Udinesen, Sampdorian dhe Novarën, flet për GDS rreth duelit të Europa League kundër Milanit.
“Në disa aspekte, Manchester United dhe Milan ngjajnë shumë si klube. E kam fjalën për të kaluarën e lavdishme dhe fitoret e shumta që kanë arritur. Të dy klubet kanë kaluar një fazë tranzicioni dhe po rikthehen aty ku e meritojnë.
Kuqezinjtë e Piolit luajnë një futboll të bukur, kanë disa lojtarë të rinj interesantë, teksa Zlatan Ibrahimovic është vlera e shtuar e tyre“, thekson ylli i “Djajve të Kuq”. /abcnews.al