Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

United dështon që në të parën/ “Djajtë” u mundën 2-0 nga Hull City në nisje të Premier League

schedule13:55 - 23 Gusht, 2026

schedule 13:55 - 23 Gusht, 2026

Manchester United zhgënjen që në daljen e tij të parë në edicionin e ri të Premier League.

“Djajtë e kuq” u mundën 2-0 nga Hull City, skuadra që u promovua në elitën e futbollit anglez nga Championship.

Dështimi i skuadrës së drejtuar nga Michael Carrick u siglua që në pjesën e parë.



Të zotët e shtëpisë nisën të jetonin me suksesin që në minutën e 17-të, kur Ajayi ndryshoi shifrat e rezultatit për avantazhin e skuadrës së tij dhe kënaqësinë e tifozëve në tribuna.

Reagimi i Manchester United ishte I vakët, ndërsa “Djajtë e kuq” do të merrnin goditjen e KO përpara pushimit.

Në minutën e 38-të, Mendi dyfishoi diferencën për Hull City me golin e qetësisë për vendasit.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, miqtë shtuan presionin, por dështuan në të gjitha tentativat e tyre për të evituar humbjen.

Për Manchester United mbetet vetëm zhgënjimi I disfatës për javën e parë të Premier Leagur, duke paralajmëruar një tjetër sezon të vështirë për “Djajktë e Kuq”, që prej kohësh vijojnë të jenë shumë larg emrit të tyre të madh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!