Manchester United i është rikthyer idesë për të nënshkruar me Adrien Rabiot.
Në gusht u raportua se klubi anglez ra dakord me Juventusin për transferimin, por në fund nuk u zyrtarizua.
Sipas L’Equipe, Manchester United po përpiqet sërish të nënshkruajë me mesfushorin këtë herë si falas. Juventusi nuk planifikojnë të rinovojnë kontratën me të.
Thuhet se trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka folur tashmë me futbollistin francez për një lëvizje.
Rabiot ka luajtur 28 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka shënuar 8 gola. /G.D abcnews.al/
Burimi: L’Equipe