Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka vlerësuar me çmimin “Vangjush Gambeta” emisionin Vetting në “ABC” për kronikën më të mirë televizive për vitin 2020 për trajtimin e problemit të minatorëve në Bulqizë. Autorja Luljeta Progni falënderoi Unionin për çmimin.
“Vikama e nëntokës”, emisioni me të cilin Vetting u nderua me çmimin “Vangjush Gambeta”. Mirënjohje Unioni i Gazetareve Shqiptare për vlerësimin. Mirënjohje për përkushtimin e dy kolegëve të mi në Vetting, Xhevahir Zhabina dhe Arber Shkreta.
“Vetting” u përpoq të sillte në këtë episod disa nga shqetësimet e minatorëve të Bulqizës dhe familjeve të tyre” shkruan autorja Luljeta Progni./ db/Abcnews.al