Unioni Afrikan njoftoi se pas ndërhyrjes ushtarake në Niger ka pezulluar anëtarësimin e këtij vendi.
Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i Paqes dhe Sigurisë së Unionit Afrikan, thuhet se pas ndërhyrjes ushtarake më 26 korrik në Niger është pezulluar pjesëmarrja e vendit në të gjitha aktivitetet e Unionit Afrikan.
Po ashtu bëhet thirrje për lirimin e presidentit Mohamed Bazoum dhe kthimin e ushtrisë në kazermë.
Në anën tjetër, duke i bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare dhe komunitetit ndërkombëtar, theksohet se duhet të shmanget çdo veprim që do të legjitimojë administratën ushtarake në Niger si dhe kundërshtohet fuqishëm ndërhyrja e çdo aktori ose vendi jashtë Afrikës.