Uniku Zdenek Zeman, si i befasoi lojtarët duke gjobitur veten dyfish

schedule22:34 - 8 Korrik, 2022

schedule 22:34 - 8 Korrik, 2022

Zdenek Zeman është nga trajnerët më të veçantë. I pëlqen futbolli ofensiv, por nuk është se ka fituar shumë. Me Foggia e Pescara ka ngritur dy herë trofeun e Serie B, por për të do të flitet shumë për të tjera gjëra.

Një episod të veçantë e ka zbuluar Maurizio Miranda disa kohë më parë: “Kur ishim te Foggia, unë, Sinjori, Rambaudi dhe Barone po luanim me letra jashtë orarit të lejuar.

Papritur erdhi Zeman dhe filloi të luajë me ne deri në mëngjes. U bindëm se ia hodhëm paq, por të nesërmen sapo zbritëm në fushë pamë emrat tonë në tabelë shoqëruar me gjobat përkatëse.

Gjëja më e bukur ishte se Zeman kishte gjobitur dhe veten e tij, madje me dyfishin e gjobës tonë”, rrëfen Miranda, mbrojtësi i Foggia në periudhën 1989-1990. Tekniku 73-vjeçar mund të pranonte ndonjë gol më tepër të pësuar, por jo shkelje të disiplinës… / abcnews.al