UNICEF: Rreth 300 fëmijë kanë humbur jetën në Mesdhe  

schedule11:17 - 15 Korrik, 2023

schedule 11:17 - 15 Korrik, 2023

Të paktën 289 fëmijë kanë vdekur ose janë zhdukur këtë vit duke u përpjekur të kalonin rrugën e rrezikshme të migrimit nga Afrika e Veriut në Europë, sipas Unicef.

Bëhet fjalë për rreth 11 fëmijë që vdesin ose zhduken çdo javë ndërsa kërkojnë siguri, paqe dhe mundësi më të mira. Që nga viti 2018, Unicef ​​vlerëson se rreth 1500 fëmijë kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun.

Ky numër korrespondon me 1 në 5 nga 8,274 personat e vrarë ose të zhdukur përgjatë rrugës, sipas të dhënave nga Projekti i IOM-it për Emigrantët e Zhdukur. Agjencia europiane Frontex raportoi se në 6 muaj numri i emigrantëve u rrit me 140%.

Gjatë muajve të fundit, të rinjtë kanë qenë ndër ata që kanë humbur jetën në këtë rrugë, në rrugë të tjera përtej Mesdheut dhe në rrugën e Atlantikut nga Afrika Perëndimore.

“Në një përpjekje për të gjetur sigurinë, për t’u bashkuar me familjen dhe për të kërkuar një të ardhme më shpresëdhënëse, shumë fëmijë nisen në brigjet e Mesdheut, duke humbur jetën ose duke u zhdukur gjatë rrugës,” tha Drejtoresha Ekzekutive e Unicef, Catherine  Russell.

“Ky është një sinjal i qartë se duhet bërë më shumë për të krijuar rrugë të sigurta dhe ligjore për fëmijët për të marrë azil.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!