UNICEF: Pothuajse 190,000 fëmijë janë vaksinuar kundër poliomielitit në Gaza

schedule15:21 - 4 Shtator, 2024

schedule 15:21 - 4 Shtator, 2024

189 mijë fëmijë janë vaksinuar kundër poliomielitit në Gaza, që është më shumë se numri i planifikuar, njoftoi sot UNICEF, me vlerësimin se ky numër është një “pikë e rrallë e ndritshme” në luftën që po zgjat gati 11 muaj.

Më shumë se 500 ekipe ndodhen në Gazën qendrore këtë javë për të vaksinuar fëmijët nën moshën dhjetë vjeç, sipas një deklarate.

Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar pauza të kufizuara në konfliktin e armatosur për të lejuar një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit.

/abcnews.al