UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

schedule13:54 - 9 Maj, 2025

schedule 13:54 - 9 Maj, 2025

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i ka kritikuar të premten planet për marrjen nën kontroll të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gazë – të cilat u propozuan të enjten nga Izraeli dhe nga Shtetet e Bashkuara – duke thënë se këto plane do t’i shtojnë vuajtjet e fëmijëve dhe familjeve.

Departamenti amerikan i Shtetit më herët propozoi një zgjidhje që do të lejonte dërgimin e ndihmave ushqimore në Gazë.

Një propozim po qarkullon në mesin e organizatave humanitare për krijimin e një Fondacioni Humanitar për Gazën, i cili do të shpërndante ushqime nga katër “Pika të Sigurta të Shpërndarjes”. Ky u ngjan planeve të shpallura nga Izraeli më herët gjatë javës, për të cilat u tha se do ta përkeqësonin zhvendosjen e popullsisë në Gazë.

“Duket se plani i paraqitur nga Izraeli për komunitetin humanitar do t’i rrisë vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve dhe familjeve në Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!