UNICEF pezullon shumë programe në Liban, shkak Amerika

schedule14:01 - 28 Shkurt, 2025

schedule 14:01 - 28 Shkurt, 2025

Shkurtimet e ndihmës amerikane kanë detyruar Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, të pezullojë ose të zvogëlojë shumë programe në Liban, me më shumë se gjysmën e fëmijëve nën dy vjeç që përjetojnë mungesa të rënda ushqimore në pjesën lindore të vendit, tha një zyrtar.

“Ne jemi detyruar të pezullojmë ose kufizojmë ose reduktojmë në mënyrë drastike shumë nga programet tona, dhe kjo përfshin programet e të ushqyerit,” u tha Ettie Higgins, përfaqësuesi i agjencisë në Liban, gazetarëve në Gjenevë përmes lidhjes video nga Bejruti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!