UNICEF: Mbi 100,000 fëmijë të prekur nga tërmeti në Marok

schedule09:23 - 12 Shtator, 2023

schedule 09:23 - 12 Shtator, 2023

Mbi 100,000 fëmijë janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun të premten e kaluar, tha Agjencia e OKB-së për Fëmijët (UNICEF).

“Ndërsa UNICEF-i nuk e di ende numrin e saktë të fëmijëve të vrarë dhe të plagosur, vlerësimet e fundit nga viti 2022 tregojnë se fëmijët përfaqësojnë pothuajse një të tretën e popullsisë në Marok”, tha agjencia në një deklaratë të hënën.

Më shumë se 300,000 njerëz janë prekur në Marrakesh dhe në malet e Atlasit të Lartë pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Mbi 2,800 njerëz janë vrarë, përfshirë fëmijë, me mijëra të tjerë të plagosur, tha Ministria e Brendshme e vendit. Autoritetet kanë frikë se këto shifra ka të ngjarë të rriten.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se epiqendra e tërmetit ishte 75 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit në një thellësi prej 18.5 kilometrash.

Dëme masive u raportuan në Marrakech, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , nga tërmeti vdekjeprurës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!