UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte

schedule09:03 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 09:03 - 28 Dhjetor, 2024

Më shumë se 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte ose janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF.

“Rreth 47.3 milionë fëmijë vlerësohet të jetojnë në zona konflikti, thuhet në raportin e publikuar nga UNICEF.

Përqindja e fëmijëve që jetojnë në zonat e luftës është dyfishuar  nga rreth 10% në vitet 1990 në gati 19% sot.

“Viti 2024 ishte një nga vitet më të këqija për fëmijët që jetojnë zonat në konflikt, si për sa i përket numrit të fëmijëve të prekur ashtu edhe nivelit të ndikimit në jetën e tyre,” tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Kathryn Russell.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!