UNESCO: Regjimi taliban ua mohoi qëllimshëm shkollimin 1.4 milion vajzave afgane

schedule14:39 - 15 Gusht, 2024

schedule 14:39 - 15 Gusht, 2024

Të paktën 1.4 milion vajzave në Afganistan u është mohuar qasja në arsimin e mesëm që kur talibanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, tha më 15 gusht UNESCO.

“Në vetëm tre vjet, autoritetet de facto pothuajse kanë zhdukur dy dekada të përparimit të qëndrueshëm për arsimin në Afganistan dhe e ardhmja e një brezi të tërë tani është në rrezik”, tha agjencia në një deklaratë.

Këto të dhëna janë bërë publike pasi talibanët shënuan tre vjet që kur forcat e tyre pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, më 15 gusht 2021, pasi Qeveria e mbështetur nga SHBA-ja ra dhe udhëheqësit e saj u larguan në mërgim.

Që nga kthimi i talibanëve në pushtet, gratë janë përjashtuar nga jeta publike – atyre u është ndaluar të bëjnë shumë punë, u janë ndaluar parqet si dhe palestrat — dhe u është ndaluar arsimi i mesëm dhe i lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!