“Unë nuk kam fituar asgjë?!”, Sarri acarohet në konferencë për shtyp

schedule17:38 - 16 Qershor, 2020

schedule 17:38 - 16 Qershor, 2020

Trajneri i Juventusi, Maurizio Sarri, i është përgjigjur menjëherë kritikave ndaj tij, ose më saktë kritikuesve, që thonë se strategu italian nuk ka fituar asgjë në tokën axurre. Sarri ka fituar vetëm një trofe në karrierën e tij të gjatë si trajner, Europa League me Chelsean sezonin e shkuar.

Në konferencën e sotme për shtyp, para sfidës ndaj Napolit (finalja e Kupës së Italisë), Sarri tha: “Acarohem shumë kur dëgjoj të thuhet se në Itali nuk kam fituar ende asgjë! Kam arritur 8 ngjitje në Kategori dhe i kam fituar të gjitha në fushë, nuk kam dështuar asnjëherë.

LEXO EDHE: “Sarri ka lindur dje, s’ka pikë personaliteti! Më trembi me deklaratën e fundit”

Kjo është shumë pak për gazetarët që janë mësuar me Champions, por është rrugëtim i vështirë, sepse të ngjisësh ekipet nga Kategoria duke dalë përherë i pari, nuk është e lehtë. Jam i kënaqur për atë që kam bërë”, u kundërpërgjigj Sarri./abcnews.al